Successful

30 Pako Ushqimore & Higjienike dhe mbështetje Financiare
2026 – CHF 2’400

Me datën 2. Mars 2023 Shoqata partnere VEPRA, në Bogovinë, publikoi projektin e saj të gjërë humanitarë për muajin e Ramazanit 2023 „Pako Ushqimore & Higjienike dhe mbështetje Financiare për 150 Familje“. Me dëshirën për të qenë pranë nevojtarëve të vendlindjes sonë, kërkuam nga Shoqata VEPRA, në Bogovinë, që ti bashkangjitemi aksionit me një kontribut prej 50 pakosh Ushqimore dhe Higjenike dhe mbështetje financiare për 20 familje nga CHF 50. Falënderojmë shumë Shoqatën VEPRA, në Bogovinë, për mundësinë që na dha dhe për bashkëpunimin. Faleminderit antarë dhe donator, Zoti ju shpërbleftë, me të gjitha të mirat e Tij.

byavfi inHumanitar
Successful

Ngrohtësi për të gjithë
2025 – CHF 1’025

Në bashkëpunim me Shoqatën VEPRA, në Bogovinë, kemi përfunduar projektin vjetor "Ngrohtësi për të gjithë" - 2025. Falë këtij projekti, janë pajisur me veshëmbathje të reja 30 fëmijë dhe 3 të rritur, duke sjellë mbështetje dhe ngrohtësi për familjet në nevojë. Projekti është financuar nga të dy shoqatat, ku Shoqata AVFI Bogovinë, në Zvicër ka mbuluar 35.72% shpenzime të projektit, kurse pjesa e ngelur prej 64.28% është mbuluar nga Shoqata VEPRA.

byavfi inHumanitar
Successful

Dru për Ngrohje
2025 – CHF 1’825

Në bashkëpunim me Shoqaten VEPRA, Bogovinë, kemi përmbyllur me sukses projektin “Dru për ngrohje”, përmes të cilit kemi ndihmuar 14 familje në nevojë. Në kuadër të këtij projekti janë shpërndarë gjithsej: - 57 m³ dru dhe1 ton paleti Nga vlera e përgjithshme, 43.75% është financuar nga Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër, kurse pjesa tjeter 56.25% nga Shoqata VEPRA, Bogovinë. Falënderojmë përzemërsisht Shoqatën VEPRA, Bogovinë, për bashkëpunimin, si dhe të gjithë anëtarët dhe donatorët që në forma të ndryshme e kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti humanitar.

byavfi inHumanitar

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.