Historiku

Me iniciativën e bashkëfshatarit tonë, Zembri Osmani – K.F. Drita, pas 22 vitesh ekzistencë, është drejtuar drejt falimentimit. Ne nuk duhet të lejojmë që ky klub i vetëm sportiv i Bogovinës të shuhet. Të mos lejojmë që fëmijët tanë të mbesin pa aktivitet sportiv të tillë. Fëmijët tanë meritojnë që të kenë një klub ku do të stërviten – u themelua kuvendi i shoqatës. Ndaj, bogovinasit në Zvicër, menjëherë duhet të kuptojnë vlerën e një fondacioni (si yni).

Më 05.11.2016, kuvendi themelues i shoqatës zgjodhi kryesinë e saj me kryetar njërin nga nismëtarët, intelektualin e mirënjohur, bashkëfshatarin tonë, Xhezmi Tairi. Ai drejton shoqatën që nga viti 2016.

Anëtarët e kuvendit themelues janë:

  1. Besir Ilazi, Neuhausen a. Rheinfall SH
  2. Enes Tairi, Zürich
  3. Evzal Xhaferi, Romanshorn TG
  4. Gzim Adili, Zürich
  5. Irfan Osmni, Zürich
  6. Kazim Misimi, Zürich
  7. Mirzet Misimi, Zürich
  8. Taxhidin Zaimi, Romanshorn TG
  9. Tosum Sali, Wil SG
  10. Validin Misimi, Zürich
  11. Xhezmi Tairi, Oberhasli
  12. Zembri Osmani, Zürich

Qëllimi ynë ishte që njerëzve në nevojë, të Bogovinës, t’u mundësohet një e ardhme më e mirë nga ana materiale me anë të ndihmës së plotë, të nxisë e të mbështesë një arsimim bashkëkohor të të rinjve, të mbështesë projekte në fushën humanitare, të drejtojë qendrën gjegjëse për nxitjen e ndihmës së ndërsjelltë, e cila ndihmon banorët që vijnë nga fshati Bogovinë – me ndihma ekonomike-administrative, për t’u integruar në Zvicer, por asesi për t’u asimiluar.

Që nga 07.05.2017, me kërkesën tonë, filluan negociatat për marrëveshje dhe bashkëpunim në nivel shoqatash me SH.K.H. VEPRA Bogovinë, e cila u nënshkrua më 09.08.2017 ora 20:00 në SH.F.K. Abdyl Frashëri, në Bogovinë, në një event të përbashkët me anëtarët e të dyja palëve. Kjo marrëveshje është lidhur duke marrë për bazë nevojën e bashkërendimit të aktiviteteve dhe interesit e përgjithshëm të Bogovinës dhe ka për qëllim realizimin e përbashkët të projekteve të caktuara humanitare dhe kulturore.

Si një shoqatë, e distancuar nga çdo qëndrim politik – i çfarëdo ngjyrimi partiak qoftë, Shoqata Shqiptare për Promovim dhe Integrim (AVFI) ka për mision të bashkojë bogovinasit kudo që jetojnë në Zvicër, me moton e saj „Ec ngado, por Bogovinën kurrë mos e harro„.

Të kultivojmë te brezi i ri, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër, vlerat më të mira atdhetare e kulturore të Bogovinës.

Sponsorët tanë

Faleminderit për mbështetjen tuaj!

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.