Me kënaqësi ju njoftojmë se, VEPRA dhe AVFI kanë pranuar kërkesën nga këshilli organizativ për restaurimin e pusit/bunarit të vjetër, përkatësisht nga koordinatori z. Ilir Denjalli.
Me këtë rast, nga gjithësej 1‘340 EUR vlera e bunjave/gurëve dekorues, VEPRA dhe AVFI kanë mbuluar rreth 60% të shpenzimeve të tyre edhe atë gjithësej 801.31 EUR, prej të cilave 30% janë mbuluar nga VEPRA dhe 70% nga AVFI.