Me datën 2. Mars 2023 Shoqata partnere VEPRA, në Bogovinë, publikoi projektin e saj të gjërë humanitarë për muajin e Ramazanit 2023 „Pako Ushqimore & Higjienike dhe mbështetje Financiare për 150 Familje“.
Me dëshirën për të qenë pranë nevojtarëve të vendlindjes sonë, kërkuam nga Shoqata VEPRA, në Bogovinë, që ti bashkangjitemi aksionit me një kontribut prej 50 pakosh Ushqimore dhe Higjenike dhe mbështetje financiare për 20 familje nga CHF 50.
Falënderojmë shumë Shoqatën VEPRA, në Bogovinë, për mundësinë që na dha dhe për bashkëpunimin.
Faleminderit antarë dhe donator, Zoti ju shpërbleftë, me të gjitha të mirat e Tij.