Successful

Kujdes! Ndalo! Fëmijët kalojnë!
2018 – CHF 600

Shoqata VEPRA- Bogovinë në bashkëpunim me Shoqatën AVFI-Cyrih dhe me mbështetjen e Sh.f.k Abdyl Frashëri dhe Sektorit për Punë të Brendshme, me sukses kanë finalizuar projektin “Kujdesu për çdo fëmijë, sikur për fëmiun tënd”. Me këtë rast, të gjthë nxënësve të klasave të para që ndjekin mësimin në sh.f.k. Abdyl Frashëri, Bogovinë u janë shpërndarë qafore për komunikacion si dhe përpara tyre është prezentuar një ligjëratë e shkurtër edukative për sigurinë në rrugë, për rregullat e kalimit të rrugës dhe rolin e policisë. Kujdes! Ndalo! Fëmijët kalojnë! është motoja e kësaj fushate. Prandaj, me qëllim edhe të ndërgjegjësimit të shoferëve në drejtim të respektimit të kalimtarëve, me theks të veçantë fëmijëve, janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese (varëse aromatike për vetura) me mesazhin e kësaj fushate. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse pjesa dërmuese e shpenzimeve të tij (85% e vlerës) është financuar nga Shoqata AVFI. Falënderojmë të gjithë kontribuesit e këtij projekti, veçanërisht SPB Tetovë që na shoqëroi dhe mbështeti në realizim dhe shpresojmë që sadopak të ndikojmë në zvogëlimin e rasteve me pasoja të rënda.

byavfi inDonacion
Successful

Elif Isjeni 5-vjeçare
2017 – CHF 950

Më 25.05.2017 Shoqata jonë AVFI pranoj me sukses kërkesën me shkrim për Apel. Elif Isjeni 5-vjeçare nga fshati Vërbjan e cila është djegur me gjithë shtëpin e saj ditë më parë (13.05.2017), ka marrë plagë shumë të rënda dhe është transferuar prej spitalit të Shkupit në Kinderspital Zürich për mjekim. Fondi Shëndetësor i Maqedonisë premtoi se do të marrë një pjesë të shpenzimeve përsipër. Shpenzimet e trajtimit për kirurgjin plastike dhe estetik janë CHF 100'000. Ti bashkangjitemi edhe ne këtij Aksioni humanitar dhe të kontribojmë vullnetarisht në shërimin e saj. Ju falemnderojmë për mirëkuptim, bashkpunim dhe kontributin tuaj. ZOTI ju bekoft!

byavfi inDonacion, Humanitar
Successful

Qendra Rekreative Sportive
2017 – CHF 1’220

Më 07.05.2017 Shoqata jonë AVFI pranoj me sukses kërkesën me shkrim nga Hoxhë Minur Asani për realizimin e murit rrethues të fushës së futbollit, për qendrën rekreative sportive në Bogovinë. Për shkakë të numrit të vogël të anëtarëve dhe burimeve financiare, Shoqata jonë AVFI nuk mund ti marrë të gjithë kostot prej EUR 3'000 përsipër. Por, kryesia vendosi që të kontriboj nga Fondi i Shoqatës AVFI dhe në mënyrë vullnetare. D.m.th. diku afër 1/3 e të kostove. Hoxhë Minur Asani Zoti e shpërbleft gjithashtu për kontributin dhe angazhimin e rinisë në fshatin tonë në Bogovinë.

byavfi inDonacion, Sport

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.