Shoqata AVFI, në Zvicër (Cyrih), në bashkëpunim me Shoqatën VEPRA, në Bogovinë, me sukses kanë realizuar projektin vjetor “Ngrohtësi për të gjithë 2019”. Me këtë rast, janë blerë veshmbathje të reja për 17 fëmijë nevojtar edhe atë të 14 fëmijë janë furnizuar me pantallona, fanellë, këpucë dhe pallto dhe 3 fëmijë janë furnizuar me pantallona ose fanellë.
Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse shpenzimet e projektit janë mbuluar nga të dy subjektet edhe atë: Shoqata AVFI rreth 63%, kurse Shoqata VEPRA rreth 37%.
Faleminderit anëtarë, Zoti ju shpërbleftë, me të gjitha të mirat e tij.