
Ngrohtësi për të gjithë
2017 – CHF 500
Shoqata VEPRA- Bogovinë në bashkëpunim me Shoqatën AVFI-Cyrih me sukses kanë finalizuar projektin vjetor “Ngrohtësi për të gjithë 2017”. Me këtë rast, janë blerë veshmbathje elementare (të reja) për 15 fëmijë nevojtar edhe atë për secilin: pantallona, fanellë, këpucë dhe pallto. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse një pjesë e projektit (37% e vlerës) është financuar nga Shoqata AVFI. Në këtë drejtim, falënderojmë Shoqatën AVFI për mbështetjen dhe korrektësinë dhe respekte të veçanta për aktivistët e Shoqatës VEPRA, pa kontributin e të cilëve ky projekt do të mbetej vetëm në letër.

Dru për Ngrohje
2017 – CHF 1’000
Në prag të fillimit të stinës së dimrit Shoqata VEPRA-Bogovinë, në bashkëpunim me Shoqatën AVFI-Cyrih, në kuadër të projektit “Dru për Ngrohje 2017” kanë shpërndarë 20 metër kub dru për ngrohje, për 6 familje skamnore në Bogovinë. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse pjesa dërmuese (mbi 70% e vlerës = CHF 1'000) e projektit është financuar nga Shoqata AVFI ,Cyrih.

Elif Isjeni 5-vjeçare
2017 – CHF 950
Më 25.05.2017 Shoqata jonë AVFI pranoj me sukses kërkesën me shkrim për Apel. Elif Isjeni 5-vjeçare nga fshati Vërbjan e cila është djegur me gjithë shtëpin e saj ditë më parë (13.05.2017), ka marrë plagë shumë të rënda dhe është transferuar prej spitalit të Shkupit në Kinderspital Zürich për mjekim. Fondi Shëndetësor i Maqedonisë premtoi se do të marrë një pjesë të shpenzimeve përsipër. Shpenzimet e trajtimit për kirurgjin plastike dhe estetik janë CHF 100'000. Ti bashkangjitemi edhe ne këtij Aksioni humanitar dhe të kontribojmë vullnetarisht në shërimin e saj. Ju falemnderojmë për mirëkuptim, bashkpunim dhe kontributin tuaj. ZOTI ju bekoft!

Qendra Rekreative Sportive
2017 – CHF 1’220
Më 07.05.2017 Shoqata jonë AVFI pranoj me sukses kërkesën me shkrim nga Hoxhë Minur Asani për realizimin e murit rrethues të fushës së futbollit, për qendrën rekreative sportive në Bogovinë. Për shkakë të numrit të vogël të anëtarëve dhe burimeve financiare, Shoqata jonë AVFI nuk mund ti marrë të gjithë kostot prej EUR 3'000 përsipër. Por, kryesia vendosi që të kontriboj nga Fondi i Shoqatës AVFI dhe në mënyrë vullnetare. D.m.th. diku afër 1/3 e të kostove. Hoxhë Minur Asani Zoti e shpërbleft gjithashtu për kontributin dhe angazhimin e rinisë në fshatin tonë në Bogovinë.

KF Drita Bogovinë
2016 – CHF 8’600
Të nderuar banorë të Bogovinës. KF „DRITA“ pas 22 vitesh ekzistencë është para SHUARJES. Të mos lejojm që të shuhet organizimi i vetëm sportiv i Bogovinës. Të mos lejojmë që fëmijët tonë të mbesin pa aktivitet sportiv. Fëmijët tonë merritojnë që të kenë një klub ku do të stërviten Historia është shkruar, ta ndërtojmë edhe ardhmërinë.