Successful

Dru për Ngrohje
2019 – CHF 2’000

Në prag të fillimit të stinës së dimrit dhe me qëllim të mënjanimit të problemit të ngrohjes për dimër tek familjet nevojtare, Shoqata VEPRA, Bogovinë, në bashkëpunim me Shoqatën AVFI, në Zvicër (Cyrih), në kuadër të projektit “Dru për Ngrohje” këtë vit kanë shpërndarë 35 metër kub dru për ngrohje, për 11 familje nevojtare. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse rreth 85% e vlerës së projektit është financuar nga Shoqata AVFI, në Zvicër (Cyrih). Gjithashtu një Falenderim për anëtarët tanë në Gjermani!

byavfi inHumanitar
Successful

Ngrohtësi për të gjithë
2018 – CHF 650

Shoqata VEPRA, Bogovinë në bashkëpunim me Shoqatën AVFI, Cyrih me sukses kanë finalizuar projektin vjetor “Ngrohtësi për të gjithë 2018”. Me këtë rast, janë blerë veshmbathje elementare (të reja) për 21 fëmijë nevojtar edhe atë 11 fëmijë janë furnizuar me nga dy palë pantallona dhe dy fanelle, kurse 10 fëmijë të tjerë janë furnizuar me pantallona, fanellë, këpucë dhe pallto. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse shpenzimet e projektit janë mbuluar nga të dy subjektet edhe atë: Shoqata AVFI rreth 45% kurse Shoqata VEPRA rreth 55%. Zoti ju shpërbleftë, o ju njerëz human!

byavfi inHumanitar
Successful

Dru për Ngrohje
2018 – CHF 1’500

Me qëllim të mënjanimit të problemit të ngrohjes tek familjet nevojtare, Shoqata VEPRA, Bogovinë, në bashkëpunim me Shoqatën AVFI, Cyrih, në kuadër të projektit “Dru për Ngrohje 2018”, kanë shpërndarë 28 metër kub dru për ngrohje, për 9 familje nevojtare në Bogovinë. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse 80% e vlerës së projektit është financuar nga Shoqata AVFI.

byavfi inHumanitar
Successful

Pusi/Bunari
2018 – CHF 650

Me kënaqësi ju njoftojmë se, VEPRA dhe AVFI kanë pranuar kërkesën nga këshilli organizativ për restaurimin e pusit/bunarit të vjetër, përkatësisht nga koordinatori z. Ilir Denjalli. Me këtë rast, nga gjithësej 1‘340 EUR vlera e bunjave/gurëve dekorues, VEPRA dhe AVFI kanë mbuluar rreth 60% të shpenzimeve të tyre edhe atë gjithësej 801.31 EUR, prej të cilave 30% janë mbuluar nga VEPRA dhe 70% nga AVFI.

byavfi inDonacion
Successful

Kujdes! Ndalo! Fëmijët kalojnë!
2018 – CHF 600

Shoqata VEPRA- Bogovinë në bashkëpunim me Shoqatën AVFI-Cyrih dhe me mbështetjen e Sh.f.k Abdyl Frashëri dhe Sektorit për Punë të Brendshme, me sukses kanë finalizuar projektin “Kujdesu për çdo fëmijë, sikur për fëmiun tënd”. Me këtë rast, të gjthë nxënësve të klasave të para që ndjekin mësimin në sh.f.k. Abdyl Frashëri, Bogovinë u janë shpërndarë qafore për komunikacion si dhe përpara tyre është prezentuar një ligjëratë e shkurtër edukative për sigurinë në rrugë, për rregullat e kalimit të rrugës dhe rolin e policisë. Kujdes! Ndalo! Fëmijët kalojnë! është motoja e kësaj fushate. Prandaj, me qëllim edhe të ndërgjegjësimit të shoferëve në drejtim të respektimit të kalimtarëve, me theks të veçantë fëmijëve, janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese (varëse aromatike për vetura) me mesazhin e kësaj fushate. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse pjesa dërmuese e shpenzimeve të tij (85% e vlerës) është financuar nga Shoqata AVFI. Falënderojmë të gjithë kontribuesit e këtij projekti, veçanërisht SPB Tetovë që na shoqëroi dhe mbështeti në realizim dhe shpresojmë që sadopak të ndikojmë në zvogëlimin e rasteve me pasoja të rënda.

byavfi inDonacion
Successful

Ngrohtësi për të gjithë
2017 – CHF 500

Shoqata VEPRA- Bogovinë në bashkëpunim me Shoqatën AVFI-Cyrih me sukses kanë finalizuar projektin vjetor “Ngrohtësi për të gjithë 2017”. Me këtë rast, janë blerë veshmbathje elementare (të reja) për 15 fëmijë nevojtar edhe atë për secilin: pantallona, fanellë, këpucë dhe pallto. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse një pjesë e projektit (37% e vlerës) është financuar nga Shoqata AVFI. Në këtë drejtim, falënderojmë Shoqatën AVFI për mbështetjen dhe korrektësinë dhe respekte të veçanta për aktivistët e Shoqatës VEPRA, pa kontributin e të cilëve ky projekt do të mbetej vetëm në letër.

byavfi inHumanitar
Successful

Dru për Ngrohje
2017 – CHF 1’000

Në prag të fillimit të stinës së dimrit Shoqata VEPRA-Bogovinë, në bashkëpunim me Shoqatën AVFI-Cyrih, në kuadër të projektit “Dru për Ngrohje 2017” kanë shpërndarë 20 metër kub dru për ngrohje, për 6 familje skamnore në Bogovinë. Projekti është realizuar nga Shoqata VEPRA, kurse pjesa dërmuese (mbi 70% e vlerës = CHF 1'000) e projektit është financuar nga Shoqata AVFI ,Cyrih.

byavfi inHumanitar
Successful

Elif Isjeni 5-vjeçare
2017 – CHF 950

Më 25.05.2017 Shoqata jonë AVFI pranoj me sukses kërkesën me shkrim për Apel. Elif Isjeni 5-vjeçare nga fshati Vërbjan e cila është djegur me gjithë shtëpin e saj ditë më parë (13.05.2017), ka marrë plagë shumë të rënda dhe është transferuar prej spitalit të Shkupit në Kinderspital Zürich për mjekim. Fondi Shëndetësor i Maqedonisë premtoi se do të marrë një pjesë të shpenzimeve përsipër. Shpenzimet e trajtimit për kirurgjin plastike dhe estetik janë CHF 100'000. Ti bashkangjitemi edhe ne këtij Aksioni humanitar dhe të kontribojmë vullnetarisht në shërimin e saj. Ju falemnderojmë për mirëkuptim, bashkpunim dhe kontributin tuaj. ZOTI ju bekoft!

byavfi inDonacion, Humanitar
Successful

Qendra Rekreative Sportive
2017 – CHF 1’220

Më 07.05.2017 Shoqata jonë AVFI pranoj me sukses kërkesën me shkrim nga Hoxhë Minur Asani për realizimin e murit rrethues të fushës së futbollit, për qendrën rekreative sportive në Bogovinë. Për shkakë të numrit të vogël të anëtarëve dhe burimeve financiare, Shoqata jonë AVFI nuk mund ti marrë të gjithë kostot prej EUR 3'000 përsipër. Por, kryesia vendosi që të kontriboj nga Fondi i Shoqatës AVFI dhe në mënyrë vullnetare. D.m.th. diku afër 1/3 e të kostove. Hoxhë Minur Asani Zoti e shpërbleft gjithashtu për kontributin dhe angazhimin e rinisë në fshatin tonë në Bogovinë.

byavfi inDonacion, Sport
Successful

KF Drita Bogovinë
2016 – CHF 8’600

Të nderuar banorë të Bogovinës. KF „DRITA“ pas 22 vitesh ekzistencë është para SHUARJES. Të mos lejojm që të shuhet organizimi i vetëm sportiv i Bogovinës. Të mos lejojmë që fëmijët tonë të mbesin pa aktivitet sportiv. Fëmijët tonë merritojnë që të kenë një klub ku do të stërviten Historia është shkruar, ta ndërtojmë edhe ardhmërinë.

byavfi inDonacion, Sport

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.