Letër ngushëllimi për familjen e Agim Ziberit

E nderuar familje Ziberi,

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin, më 04. Prill 2024 për ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit dhe vëllaut tonë të dashur, Agim Ziberit.

Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t’ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.

Ai do të mbetet gjithmonë i pandarë në kujtimet tona si një mik dhe një njeri i dashur.

„ Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi “

Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.

Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Letër ngushëllimi për familjen e Zenula Bilalit

E nderuar familje Bilali,

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin, më 03. Mars 2024 për ndarjen nga jeta të anëtarit, bashkëfshatarit dhe vëllaut tonë të dashur, Zenula Bilalit.

Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t’ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.

Ai do të mbetet gjithmonë i pandarë në kujtimet tona si një mik dhe një njeri i dashur.

„ Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi “

Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.

Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Raport Vjetor 2016-2023

Shënimi i 7-vjetorit të Shoqatës „AVFI Bogovinë, Zvicër“

Në 5 Nëntor 2016, Shoqata „AVFI Bogovinë, Zvicër“ u themelua dhe nisi një rrugëtim të lavdishëm në ndihmë të komunitetit dhe iniciativave humanitare në Bogovinë dhe përtej. Përmes punës së palodhshme dhe përkushtimit të anëtarëve tanë, kemi arritur të shënojmë një periudhë prej 7 vitesh me ndikim pozitiv në jetën e shumë familjeve dhe fëmijëve në Bogovinë.

 

Numri i Anëtarëve

Në këto 7 vite, Shoqata ka mobilizuar një grup të fortë prej 52 anëtarësh, prej të cilëve 47 vijnë nga Zvicra dhe 5 nga Gjermania. Ky bashkëpunim ndërkombëtar ka sjellë diversitet dhe përvojë të pasur në zbatimin e projekteve tona humanitare.

 

Projektet dhe Ndihma e Dhënë

Projekti „Ndru për Ngrohje“

    • Ndihmë për 72 familje me 279 m3 dru
    • Periudha: 2018 – 2023
    • Shuma: CHF 12’510
    • Bashkëpunim me Shoqatën VEPRA në Bogovinë

Projekti „Ngrohtësi për Të Gjithë“

    • Ndihmë për 133 fëmijë dhe 23 të rritur
    • Periudha: 2018 – 2023
    • Shuma: CHF 5’674
    • Bashkëpunim me Shoqatën VEPRA në Bogovinë

Projekti „Pako Ushqimore & Higjienike“

    • Ndihmë 150 Pako dhe 35 familje nga CHF 50
    • Për muajin e shenjtë të Ramazanit
    • Periudha: 2021 – 2023
    • Shuma: CHF 10’450
    • Bashkëpunim me Shoqatën VEPRA në Bogovinë

Projekti „Burimi i Ri i Ujit“

    • Apel dhe grumbullimi i donacioneve
    • Periudha: 2019
    • Shuma: CHF 25’200
    • Bashkëpunim me Bashkësinë Lokale në Bogovinë

Projekti „Drasave të Badha“

    • Shkolla fillore komunale “Abdyl Frashëri” në Bogovinë
    • 18x Tabela të bardha 240×120 cm, 5x Tabela të bardhe 120×80 cm
    • Periudha: 2022
    • Shuma: CHF 2’396.49

Projekti „Kujdes! Ndalo! Fëmijët Kalojnë“

    • Periudha: 2018
    • Shuma: CHF 600
    • Bashkëpunim me Shoqatën VEPRA në Bogovinë

Projekti „Qendra Rekreative Sportive“

    • Periudha: 2017
    • Shuma: CHF 1’220

Projekti „KF Drita Bogovinë“

    • Pas 22 vitesh ekzistencë, para shuarjes
    • Periudha: 2016
    • Shuma: CHF 8’600

Projekte të Ndryshme

    • Ndihma në shumë fusha
    • Periudha: 2016 – 2023
    • Shuma: CHF 3’725

Shuma Totale e Dhënë: CHF 70’375.49

Në këto 7 vite, Shoqata „AVFI Bogovinë, Zvicër“ ka shërbyer si katalizator i ndryshimeve pozitive dhe ka ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi më të mirë për komunitetin. Faleminderit të gjithë anëtarëve, sponsorëve, donatorëve dhe shoqatës partnere VEPRA në Bogovinë për bashkëpunim dhe kontributin e tyre të pamohues dhe përkushtimin ndaj misionit tonë humanitar. Edhe këtë vit, jemi të vendosur të vazhdojmë këtë rrugëtim dhe të sjellim ndryshime pozitive në jetën e më shumë njerëzve në Bogovinë.
Ec ngado, por Bogovinën kurrë mos e harro!

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.