4 vjet bashkëpunim me VEPRA

Sot më 9 gusht 2021, po bëhen 4 vjet që nga nënshkrimi i “marrëveshjes për bashkëpunim” me Shoqatën VEPRA Bogovinë.

Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare kemi arritur që bashkërisht të realizojmë 11 projekte të fushës së kulturës, humanitetit dhe infrastrukturës. Si projekte më të spikatura veçojmë:

  1. Projekti humanitar “Dru për ngrohje” me ç’rast i kemi furnizuar 38 familje nevojtare me dru për dimër; dhe
  2. Projekti humanitar “Ngrohtësi për të gjithë”, me ç’rast 74 fëmijë janë furnizuar me veshëmbathje elementare, si pantallona, fanellë, këpucë, pallto, etj.
Bashkëpunimi ynë është themeluar nga qytetarët e Bogovinës dhe mërgata e saj dhe është ndërtuar mbi bazën interesit të përbashkët për Bogovinën.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, donatorët, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë kontribuesit tjerë për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Vepro që të lësh gjurmën tënde!
Ec ngado, por Bogovinën mos e harro!

Takim zyrtar me VEPRA

Dje mbrëmë, në zyrën e Shoqatës VEPRA, në Bogovinë, jemi mikpritur nga drejtuesit e Shoqatës VEPRA, me ç’rast diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm, vlerësuam projektet e përbashkëta dhe shqyrtuam edhe mundësinë për rritjen e bashkëpunimit edhe në projekte tjera. Nga të dyja palet bashkëpunimi ynë 2 vjeçar u vlerësua shumë pozitivë dhe me rezultate konkrete.

Me respekt
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Hallenturnier – Turne futbollit 2019

Përfundoi turneu tradicional i organizuar nga KF Labinoti në Arbon. Një sukses i madh për rininë e Bogovinës në diasporë që arriti deri në gjysmëfinale. Gjithsejt morrën pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme. Shoqata AVFI Bogovinë është krenare për rinin e saj dhe rezultatet e arritura.

Ekipa:
1. Denis Zaimi (Bogovinë)
2. Elvedin Izairi (Bogovinë)
3. Endrit Osmani (Bogovinë)
4. Florent Zaimi (Bogovinë)
5. Mithat Misimi (Bogovinë)
6. Muzafer Dervishi (Bogovinë)
7. Sead Jonuzi (Bogovinë)

Ne gjithashtu falemnderojmë bashkqytetarët dhe sponzorët tanë për mbështetjen e tyre.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.