4 vjet bashkëpunim me VEPRA

Sot më 9 gusht 2021, po bëhen 4 vjet që nga nënshkrimi i “marrëveshjes për bashkëpunim” me Shoqatën VEPRA Bogovinë.

Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare kemi arritur që bashkërisht të realizojmë 11 projekte të fushës së kulturës, humanitetit dhe infrastrukturës. Si projekte më të spikatura veçojmë:

  1. Projekti humanitar “Dru për ngrohje” me ç’rast i kemi furnizuar 38 familje nevojtare me dru për dimër; dhe
  2. Projekti humanitar “Ngrohtësi për të gjithë”, me ç’rast 74 fëmijë janë furnizuar me veshëmbathje elementare, si pantallona, fanellë, këpucë, pallto, etj.
Bashkëpunimi ynë është themeluar nga qytetarët e Bogovinës dhe mërgata e saj dhe është ndërtuar mbi bazën interesit të përbashkët për Bogovinën.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, donatorët, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë kontribuesit tjerë për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Vepro që të lësh gjurmën tënde!
Ec ngado, por Bogovinën mos e harro!

Prof. Besnik Emshiu – Kryetari i Komunës së Bogovinës

I nderuar Zoti Kryetar Prof. Besnik Emshiu,

Pranoni urimet tona të sinqerta për fitoren e Juaj si Kryetar i Komunës së Bogovinës, në fshatin dhe vendlindjen tonë në Bogovinë.

Jemi të bindur që Komuna e Bogovinës nën udhëheqjen e Juaj si Kryetar do të jetë një organ shtetëror lokal e vlerave demokrative dhe e drejtësisë.

Shpresojmë që Komuna e Bogovinës do të angazhohet edhe më tepër në marrëdhëniet e mira me mërgatën e saj, sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqërie. Brezi i ri duhet të njohë kulturën dhe historinë e të parëve të tyre në vendlindjen tonë. Megjithatë, duhet bërë edhe më shumë punë në këtë drejtim, në mënyrë që brezi i ri të mos humbasë identitetin e tij.

Juve, Zoti Kryetar Prof. Besnik Emshiu, dhe të gjithë stafit tuaj të kabinetit ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe suksese në realizimin e misionit tuaj për zhvillim të Komunës së Bogovinës, të vendlindjes sonë.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Albon Xhemaili – Kryetari i Komunës Bogovinë

I nderuar Zoti Kryetar Albon Xhemaili,

Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm zgjedhjet 2017 në Komunën e Bogovinës, fshatin tonë.

Na lejoni në këtë rast në emër të shoqatës tonë AVFI t’ju përcjellim urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën e re fisnike që ndërmerrni.

Shprehim bindjen e plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni në institucione të rëndësishme të Komunës së Bogovinës, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Komunës së Bogovinës.

Duke shprehur dhe një herë urimet tona më të mira për një veprimtari Tuajën plot përgjegjësi dhe suksese, lutemi ti pranoni, i nderuar Kryetar, urimet tona.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.