E nderuar familje Ziberi,

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin, më 04. Prill 2024 për ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit dhe vëllaut tonë të dashur, Agim Ziberit.

Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t’ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.

Ai do të mbetet gjithmonë i pandarë në kujtimet tona si një mik dhe një njeri i dashur.

„ Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi “

Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.

Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër