Mbledhja e përgjithshme 2018

Sot, më 29.04.2018 Ora 13:45 – 16:00 (Schweizerischer-Islamischer Verein, Im Werd 6, 8952 Schlieren) u mbajt mbledhja e përgjithshme me organet e shoqatës AVFI dhe bashkëfshatarët e Bogovinës që gjindën në diasporë, gjegjëshisht në Zvicër. Faleminderit për të gjthë të pranishmit dhe mysafirëve nga Gjermania.

Shënimi i këtij Përvjetori filloj me paraqitjen e Raportit mbi punet e kryera dhe rezultatet e arritura të Shoqatës AVFI. Ishte një kënaqësi e madhe, me anëtarët dhe bashkëfshatarët tanë që festuam së bashku Përvjetorin e parë.

Ne gjithashtu shpërndam mirënjohje për rininë e Bogovinës që morën pjesë në turneun tradicional – organizuar nga KF Labinoti më 25.02.2018 në 8580 Amriswil të Zvicrës.

Ku rendi ditës ishte:
1) Raporti 4 mujor i punës së Kryesisë
2) Historiku (Pse u themeluar Shoqata AVFI?)
3) Raport rreth hyrjeve dhe daljve (Panorama Financiare)
4) Lista e Antarëve
5) Projektet e realizuara
6) Të ndryshme

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Mbledhja vjetore 2017

Më 10.12.2017 Ora 11:00 (Vendi: Billard Club Sheki Space, Bahnhofstrasse 2, 9242 Oberuzwil) u mbajt mbledhja e vjetore 2017 me organet e shoqatës AVFI ku rendi ditës ishte:

1) Vlerësimi i punës së Kryesisë, 12 muajt e fundit
2) Raport rreth hyrjeve dhe daljve të shoqatës
3) Lista e Antarëve
4) Projektet e realizuara
5) Mbyllja e bilancit për këtë vit
6) Të ndryshme
7) Festimi i përvjetorit (05.11.2017) të parë

Anëtarët që morën pjesë:
– Venhar Misimi
– Bujamin Ramadani

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Albon Xhemaili – Kryetari i Komunës Bogovinë

I nderuar Zoti Kryetar Albon Xhemaili,

Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm zgjedhjet 2017 në Komunën e Bogovinës, fshatin tonë.

Na lejoni në këtë rast në emër të shoqatës tonë AVFI t’ju përcjellim urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën e re fisnike që ndërmerrni.

Shprehim bindjen e plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni në institucione të rëndësishme të Komunës së Bogovinës, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Komunës së Bogovinës.

Duke shprehur dhe një herë urimet tona më të mira për një veprimtari Tuajën plot përgjegjësi dhe suksese, lutemi ti pranoni, i nderuar Kryetar, urimet tona.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.