Prof. Besnik Emshiu – Kryetari i Komunës së Bogovinës

I nderuar Zoti Kryetar Prof. Besnik Emshiu,

Pranoni urimet tona të sinqerta për fitoren e Juaj si Kryetar i Komunës së Bogovinës, në fshatin dhe vendlindjen tonë në Bogovinë.

Jemi të bindur që Komuna e Bogovinës nën udhëheqjen e Juaj si Kryetar do të jetë një organ shtetëror lokal e vlerave demokrative dhe e drejtësisë.

Shpresojmë që Komuna e Bogovinës do të angazhohet edhe më tepër në marrëdhëniet e mira me mërgatën e saj, sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqërie. Brezi i ri duhet të njohë kulturën dhe historinë e të parëve të tyre në vendlindjen tonë. Megjithatë, duhet bërë edhe më shumë punë në këtë drejtim, në mënyrë që brezi i ri të mos humbasë identitetin e tij.

Juve, Zoti Kryetar Prof. Besnik Emshiu, dhe të gjithë stafit tuaj të kabinetit ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe suksese në realizimin e misionit tuaj për zhvillim të Komunës së Bogovinës, të vendlindjes sonë.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Urime Festa e 28 Nëntorit

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.

Informacione të rëndësishme rreth koronavirusit të ri „Covid-19“ dhe rregullave për higjienën dhe sjelljen

Pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta për koronavirusin e ri

Me lirimin e masave për mbrojtjen e popullsisë nga koronavirusi i ri, në hapësirat publike po lëvizin sërish më shumë njerëz. Këshilli Federal edhe në të ardhmen do të vazhdojë të caktojë marrëveshje me përgjegjësi individuale. Rregullat e higjienës, sjelljes dhe konceptet e mbrojtjes mbeten në qendër të vëmendjes dhe duhet të ndihmojnë për të parandaluar infektimet e reja.

Përgjegjësia personale mbetet e rëndësishme: Ju mbroheni më së miri nga një infektim duke larë duart rregullisht me sapun dhe duke mbajtur distancën.

Rreziku për një infektim në rritje ekziston nëse distanca prej 1,5 metrash nuk respektohet. Ky në çdo kohë mund të jetë rasti para së gjithash në transportin publik. Duke marrë parasysh trafikun në rritje të udhëtimit dhe shifrat në rritje të rasteve që nga mesi i qershorit, Këshilli Federal ka përforcuar masat e mbrojtjes dhe ka bërë të detyrueshme vënien e maskës në të gjitha mjetet e transportit publik që nga data 6 korrik 2020.


Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.