Letër ngushëllimi për familjen e Elfat Ramadani
E nderuar familje Ramadani,
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin, më 12. Shkurt 2025, për ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit dhe vëllait tonë të dashur, Elfat Ramadani, si pasojë e një aksidenti tragjik në Zvicër.
Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t’ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.
Ai do të mbetet gjithmonë i pandarë në kujtimet tona si një mik dhe një njeri i dashur.
„ Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi “
Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.
Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër