Letër ngushëllimi për familjen e Haxhi Nexhbedin Adilit

E nderuar familje Adili,

Me hidhërim të thellë e morëm lajmin, më 11. Shtator 2019, për vdekjen e Haxhi Nexhbedin Adilit, vëllaut e mikut tonë dhe i dashurisë njerëzore.

Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t‘ ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.

Ai, do të mbetet i pathyeshëm gjithmonë në kujtimet tona miqësore e njerëzore. Edhe pse jetoj dhe punoj në mërgim (gjenerata e parë në Zvicër), kontributi i tij humanitar ndaj vendlindjes në Bogovinë nuk u ndal kurrë.

„Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehëmi“

Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.

Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Mbledhja e dytë e vitit 2019

Më 23.06.2019 ora 10:00 (Vendi: Xhamia Shqiptare në Salmsach, Schulstrasse 19, 8599 Salmsach) u mbajt mbledhja e dytë e këtij viti me organet e shoqatës AVFI ku rendi ditës ishte:

1) Vlerësimi i punës së Kryesisë
2) Raport rreth hyrjeve dhe daljve të shoqatës (Panorama Financiare)
3) Lista e anëtarëve
4) Ndarja e buxhetit për projektet në vijim
5) Të ndryshme

Ne gjithashtu patëm rastin të takonim bashkëfshatarët tanë nga Bogovina që gjindën në diasporë, gjegjëshisht në Zvicër (Kanton Thurgau).

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Hallenturnier – Turne futbollit 2019

Përfundoi turneu tradicional i organizuar nga KF Labinoti në Arbon. Një sukses i madh për rininë e Bogovinës në diasporë që arriti deri në gjysmëfinale. Gjithsejt morrën pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme. Shoqata AVFI Bogovinë është krenare për rinin e saj dhe rezultatet e arritura.

Ekipa:
1. Denis Zaimi (Bogovinë)
2. Elvedin Izairi (Bogovinë)
3. Endrit Osmani (Bogovinë)
4. Florent Zaimi (Bogovinë)
5. Mithat Misimi (Bogovinë)
6. Muzafer Dervishi (Bogovinë)
7. Sead Jonuzi (Bogovinë)

Ne gjithashtu falemnderojmë bashkqytetarët dhe sponzorët tanë për mbështetjen e tyre.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.