I nderuar z. Kryetar, Feti Abazi,

Pranoni urimet tona të sinqerta për fitoren tuaj si Kryetar i Komunës së Bogovinës, në fshatin dhe vendlindjen tonë, Bogovinë.

Jemi të bindur se Komuna e Bogovinës, nën udhëheqjen tuaj, do të jetë një institucion lokal që reflekton vlera demokratike, drejtësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Shpresojmë që Komuna e Bogovinës do të angazhohet edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve me mërgatën, sepse edhe ne jemi pjesë e pandarë e kësaj shoqërie. Brezi i ri duhet të njihet me kulturën dhe historinë e të parëve tanë në vendlindje. Megjithatë, nevojitet edhe më shumë punë në këtë drejtim, që brezi i ri të mos humbasë identitetin e vet.

Ju, z. Kryetar Feti Abazi, dhe gjithë stafi juaj, ju urojmë shumë suksese në realizimin e misionit tuaj për zhvillimin e Komunës së Bogovinës – të vendlindjes sonë të dashur.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër