Pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta për koronavirusin e ri

Me lirimin e masave për mbrojtjen e popullsisë nga koronavirusi i ri, në hapësirat publike po lëvizin sërish më shumë njerëz. Këshilli Federal edhe në të ardhmen do të vazhdojë të caktojë marrëveshje me përgjegjësi individuale. Rregullat e higjienës, sjelljes dhe konceptet e mbrojtjes mbeten në qendër të vëmendjes dhe duhet të ndihmojnë për të parandaluar infektimet e reja.

Përgjegjësia personale mbetet e rëndësishme: Ju mbroheni më së miri nga një infektim duke larë duart rregullisht me sapun dhe duke mbajtur distancën.

Rreziku për një infektim në rritje ekziston nëse distanca prej 1,5 metrash nuk respektohet. Ky në çdo kohë mund të jetë rasti para së gjithash në transportin publik. Duke marrë parasysh trafikun në rritje të udhëtimit dhe shifrat në rritje të rasteve që nga mesi i qershorit, Këshilli Federal ka përforcuar masat e mbrojtjes dhe ka bërë të detyrueshme vënien e maskës në të gjitha mjetet e transportit publik që nga data 6 korrik 2020.