E nderuar familje Misimi,
Me hidhërim të thellë e morëm lajmin, më 20. Tetor 2017, për vdekjen e Haxhi Refik Misimit, vëllaut e mikut tonë dhe i dashurisë njerëzore.
Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t‘ ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.
Ai, do të mbetet i pathyeshëm gjithmonë në kujtimet tona miqësore e njerëzore. Edhe pse jetoj dhe punoj në mërgim (gjenerata e parë në Zvicër), kontributi i tij humanitar ndaj vendlindjes në Bogovinë nuk u ndal kurrë.
„Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehëmi“
Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.
Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër