Sot më 9 gusht 2021, po bëhen 4 vjet që nga nënshkrimi i “marrëveshjes për bashkëpunim” me Shoqatën VEPRA Bogovinë.

Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare kemi arritur që bashkërisht të realizojmë 11 projekte të fushës së kulturës, humanitetit dhe infrastrukturës. Si projekte më të spikatura veçojmë:

  1. Projekti humanitar “Dru për ngrohje” me ç’rast i kemi furnizuar 38 familje nevojtare me dru për dimër; dhe
  2. Projekti humanitar “Ngrohtësi për të gjithë”, me ç’rast 74 fëmijë janë furnizuar me veshëmbathje elementare, si pantallona, fanellë, këpucë, pallto, etj.
Bashkëpunimi ynë është themeluar nga qytetarët e Bogovinës dhe mërgata e saj dhe është ndërtuar mbi bazën interesit të përbashkët për Bogovinën.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, donatorët, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë kontribuesit tjerë për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Vepro që të lësh gjurmën tënde!
Ec ngado, por Bogovinën mos e harro!