Mbledhja e parë e vitit 2019

Më 03.02.2019 ora 12:00 (Adresa: AS Lounge Bar A. Dakaj, Zentralstrasse 31A, 8212 Neuhausen am Rheinfall) u mbajt mbledhja e përgjithshme me organet e shoqatës AVFI ku rendi ditës ishte:

1) Vlerësimi i punës së Kryesisë, 12 muajt e fundit
2) Raport rreth hyrjeve dhe daljve të shoqatës (Panorama Financiare)
3) Lista e anëtarëve
4) Projektet e realizuara dhe në vijim
5) Përgatitja e bilancit
6) Të ndryshme

Anëtarët dhe Mysafirët që morën pjesë:
– Naser Izairi
– Florim Azizi
– Osman Tairi

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Shoqata mirëpret anëtarët e rinjë

Njoftohen të gjithë qytetarët e Bogovinës, të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe Austri, se në Shoqatën AVFI Bogovinë, në Zvicër, mund të anëtarësohen me status «Donatorë».

Si donatorë do të keni të njëjten vlerë si një anëtarë me vendbanim në Zvicër, por nuk mund të merrni pjesë në zgjedhjet e Përgjithshme të shoqatës, si mysafir po! (për shkak të ligjit)!

Shoqata AVFI Bogovinë, në Zvicër, mbështet projekte në fushën humanitare në Bogovinë. Qëllimi është që njërëzve në nevojë të Bogovinës, t’u mundësohet një e ardhme më e mirë nga ana materiale nëpërmjet ndihmës së plotë.

Gjithashtu të kultivojmë te brezi i ri, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Gjermani dhe Austri vlerat më të mira atdhetare e kulturore të Bogovinës.

Si një shoqatë, e distancuar nga çdo qëndrim politik – i çfarëdo ngjyrimi partiak qoftë, Shoqata AVFI Bogovinë ka për mision të bashkojë qytetarët e Bogovinës kudo që jetojnë në Zvicër, Gjermani dhe Austri (pse jo edhe në shtetet e tjera), me moton e saj „Ec ngado, po Bogovinën mos e harro„.

Anëtarësimi:
https://www.avfi.ch/antaresohu/

Shoqata mirëpret anëtarët e rinjë.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Hallenturnier – Turne futbollit 2018

Përfundoi turneu i organizuar nga Xhamia Shqiptare në Salmsach. Një sukses i madh për rininë e Bogovinës në diasporë që arriti deri në 1/4-finale. Ndeshjen për në 1/2-finale e humbi me 1:0. Gjithsejt morën pjesë 24 ekipe nga vende të ndryshme. Në të ardhmën rinia e Bogovinës do të jap më të mirën përsëri. Shoqata AVFI Bogovinë është krenare për rininë e saj dhe rezultatet e arritura.

Ekipa:
1. Adil Spahiu (Portier, mysafir)
2. Elvedin Izairi (Bogovinë)
3. Endrit Osmani (Bogovinë)
4. Mithat Misimi (Bogovinë)
5. Muhamed Ramadani (Bogovinë)
6. Muzafer Dervishi (Bogovinë)
7. Sead Jonuzi (Bogovinë)

Ne gjithashtu falemnderojmë bashkfshatarët dhe sponzorët tanë për mbështetjen e tyre.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.