Njoftohen të gjithë qytetarët e Bogovinës, të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe Austri, se në Shoqatën AVFI Bogovinë, në Zvicër, mund të anëtarësohen me status «Donatorë».

Si donatorë do të keni të njëjten vlerë si një anëtarë me vendbanim në Zvicër, por nuk mund të merrni pjesë në zgjedhjet e Përgjithshme të shoqatës, si mysafir po! (për shkak të ligjit)!

Shoqata AVFI Bogovinë, në Zvicër, mbështet projekte në fushën humanitare në Bogovinë. Qëllimi është që njërëzve në nevojë të Bogovinës, t’u mundësohet një e ardhme më e mirë nga ana materiale nëpërmjet ndihmës së plotë.

Gjithashtu të kultivojmë te brezi i ri, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Gjermani dhe Austri vlerat më të mira atdhetare e kulturore të Bogovinës.

Si një shoqatë, e distancuar nga çdo qëndrim politik – i çfarëdo ngjyrimi partiak qoftë, Shoqata AVFI Bogovinë ka për mision të bashkojë qytetarët e Bogovinës kudo që jetojnë në Zvicër, Gjermani dhe Austri (pse jo edhe në shtetet e tjera), me moton e saj „Ec ngado, po Bogovinën mos e harro„.

Anëtarësimi:
https://www.avfi.ch/antaresohu/

Shoqata mirëpret anëtarët e rinjë.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër