4 vjet bashkëpunim me VEPRA
Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare kemi arritur që bashkërisht të realizojmë 11 projekte të fushës së kulturës, humanitetit dhe infrastrukturës. Si projekte më të spikatura veçojmë:
- Projekti humanitar “Dru për ngrohje” me ç’rast i kemi furnizuar 38 familje nevojtare me dru për dimër; dhe
- Projekti humanitar “Ngrohtësi për të gjithë”, me ç’rast 74 fëmijë janë furnizuar me veshëmbathje elementare, si pantallona, fanellë, këpucë, pallto, etj.
Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, donatorët, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë kontribuesit tjerë për mbështetjen dhe besimin e tyre.
Vepro që të lësh gjurmën tënde!
Ec ngado, por Bogovinën mos e harro!
