Qëndroni në Shtëpi – Bleiben Sie zuhause

Ju lutemi na mbështesni në shpërndarjen e informacionit në klubet, organizatat dhe rrethin tuaj, në mënyrë digjitale ose telefonike. Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit në Zvicër të marrin këtë informacion në mënyrë që përhapja e virusit të ri të koronës të parandalohet ose ngadalësohet.

Bitte unterstützen Sie uns, die Informationen in Ihren Vereinen, Organisationen und Ihrem Bekanntenkreis digital oder telefonisch zu verbreiten. Es ist wichtig, dass alle Menschen in der Schweiz diese Informationen erhalten, damit die Verbreitung des neuen Coronavirus verhindert oder verlangsamt wird.

Shoqata mirëpret anëtarët e rinjë

Njoftohen të gjithë qytetarët e Bogovinës, të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe Austri, se në Shoqatën AVFI Bogovinë, në Zvicër, mund të anëtarësohen me status «Donatorë».

Si donatorë do të keni të njëjten vlerë si një anëtarë me vendbanim në Zvicër, por nuk mund të merrni pjesë në zgjedhjet e Përgjithshme të shoqatës, si mysafir po! (për shkak të ligjit)!

Shoqata AVFI Bogovinë, në Zvicër, mbështet projekte në fushën humanitare në Bogovinë. Qëllimi është që njërëzve në nevojë të Bogovinës, t’u mundësohet një e ardhme më e mirë nga ana materiale nëpërmjet ndihmës së plotë.

Gjithashtu të kultivojmë te brezi i ri, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Gjermani dhe Austri vlerat më të mira atdhetare e kulturore të Bogovinës.

Si një shoqatë, e distancuar nga çdo qëndrim politik – i çfarëdo ngjyrimi partiak qoftë, Shoqata AVFI Bogovinë ka për mision të bashkojë qytetarët e Bogovinës kudo që jetojnë në Zvicër, Gjermani dhe Austri (pse jo edhe në shtetet e tjera), me moton e saj „Ec ngado, po Bogovinën mos e harro„.

Anëtarësimi:
https://www.avfi.ch/antaresohu/

Shoqata mirëpret anëtarët e rinjë.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Konkurs për zgjedhje të ideve

Si një shoqatë, e distancuar nga çdo qëndrim politik – i çfarëdo ngjyrimi partiak qoftë, Shoqata Shqiptare për Promovim dhe Integrim (AVFI) Bogovinë, me selinë e saj në Cyrih të Zvicrës, shpall konkurs për zgjedhje të ideve në fushat humanitare dhe arsimore në Bogovinë.

Përjashtohen idetë që janë në përgjegjësi të institucioneve shtetërore. Idetë e përzgjedhura do të diskutohen dhe analizohen nga organet e shoqatës. Idetë do të radhitën sipas prioriteteve që i parasheh statusi i shoqatës. Vetëm nëse ka buxhet të mjaftueshëm. Për ta shëndruar një ide në një projekt sëpari do të krijohet një planprojekt për miratim. Çdo projekt ka kohë të pritjes! Qoftë edhe një ide e vogël!

A keni ndonjë ide, të cilën ne mund ta promovojmë? Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën tonë të e-mailit info@avfi.ch ose në Facebook.

Ne ju falënderojmë për idenë tuaj!

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.