Konkurs për zgjedhje të ideve

Si një shoqatë, e distancuar nga çdo qëndrim politik – i çfarëdo ngjyrimi partiak qoftë, Shoqata Shqiptare për Promovim dhe Integrim (AVFI) Bogovinë, me selinë e saj në Cyrih të Zvicrës, shpall konkurs për zgjedhje të ideve në fushat humanitare dhe arsimore në Bogovinë.

Përjashtohen idetë që janë në përgjegjësi të institucioneve shtetërore. Idetë e përzgjedhura do të diskutohen dhe analizohen nga organet e shoqatës. Idetë do të radhitën sipas prioriteteve që i parasheh statusi i shoqatës. Vetëm nëse ka buxhet të mjaftueshëm. Për ta shëndruar një ide në një projekt sëpari do të krijohet një planprojekt për miratim. Çdo projekt ka kohë të pritjes! Qoftë edhe një ide e vogël!

A keni ndonjë ide, të cilën ne mund ta promovojmë? Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën tonë të e-mailit info@avfi.ch ose në Facebook.

Ne ju falënderojmë për idenë tuaj!

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Mbledhja e përgjithshme 2018

Sot, më 29.04.2018 Ora 13:45 – 16:00 (Schweizerischer-Islamischer Verein, Im Werd 6, 8952 Schlieren) u mbajt mbledhja e përgjithshme me organet e shoqatës AVFI dhe bashkëfshatarët e Bogovinës që gjindën në diasporë, gjegjëshisht në Zvicër. Faleminderit për të gjthë të pranishmit dhe mysafirëve nga Gjermania.

Shënimi i këtij Përvjetori filloj me paraqitjen e Raportit mbi punet e kryera dhe rezultatet e arritura të Shoqatës AVFI. Ishte një kënaqësi e madhe, me anëtarët dhe bashkëfshatarët tanë që festuam së bashku Përvjetorin e parë.

Ne gjithashtu shpërndam mirënjohje për rininë e Bogovinës që morën pjesë në turneun tradicional – organizuar nga KF Labinoti më 25.02.2018 në 8580 Amriswil të Zvicrës.

Ku rendi ditës ishte:
1) Raporti 4 mujor i punës së Kryesisë
2) Historiku (Pse u themeluar Shoqata AVFI?)
3) Raport rreth hyrjeve dhe daljve (Panorama Financiare)
4) Lista e Antarëve
5) Projektet e realizuara
6) Të ndryshme

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Mbledhja vjetore 2017

Më 10.12.2017 Ora 11:00 (Vendi: Billard Club Sheki Space, Bahnhofstrasse 2, 9242 Oberuzwil) u mbajt mbledhja e vjetore 2017 me organet e shoqatës AVFI ku rendi ditës ishte:

1) Vlerësimi i punës së Kryesisë, 12 muajt e fundit
2) Raport rreth hyrjeve dhe daljve të shoqatës
3) Lista e Antarëve
4) Projektet e realizuara
5) Mbyllja e bilancit për këtë vit
6) Të ndryshme
7) Festimi i përvjetorit (05.11.2017) të parë

Anëtarët që morën pjesë:
– Venhar Misimi
– Bujamin Ramadani

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.