Albon Xhemaili – Kryetari i Komunës Bogovinë

I nderuar Zoti Kryetar Albon Xhemaili,

Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm zgjedhjet 2017 në Komunën e Bogovinës, fshatin tonë.

Na lejoni në këtë rast në emër të shoqatës tonë AVFI t’ju përcjellim urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën e re fisnike që ndërmerrni.

Shprehim bindjen e plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni në institucione të rëndësishme të Komunës së Bogovinës, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Komunës së Bogovinës.

Duke shprehur dhe një herë urimet tona më të mira për një veprimtari Tuajën plot përgjegjësi dhe suksese, lutemi ti pranoni, i nderuar Kryetar, urimet tona.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Letër ngushëllimi për familjen e Haxhi Refik Misimit

E nderuar familje Misimi,

Me hidhërim të thellë e morëm lajmin, më 20. Tetor 2017, për vdekjen e Haxhi Refik Misimit, vëllaut e mikut tonë dhe i dashurisë njerëzore.

Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t‘ ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.

Ai, do të mbetet i pathyeshëm gjithmonë në kujtimet tona miqësore e njerëzore. Edhe pse jetoj dhe punoj në mërgim (gjenerata e parë në Zvicër), kontributi i tij humanitar ndaj vendlindjes në Bogovinë nuk u ndal kurrë.

„Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehëmi“

Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.

Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Mbledhja e dytë e vitit 2017

Më 24.09.2017 Ora 13:00 (Vendi: LIQENI BARDH an der Pflanzschulstrasse 99, 8004 Zürich) u mbajt mbledhja e përgjithshme me organet e shoqatës AVFI ku rendi ditës ishte:

1) Raporti 6 mujor i punës së Kryesisë
2) Raport rreth hyrjeve dhe daljve të shoqatës (Panorama Financiare)
3) Lista e Antarëve
4) VEPRA marëveshja dhe vendimi i projekteve
5) Të ndryshme

Projektet e reja së shpejti do të publikohen gjithashtu edhe eventi i veçantë me fshatarët e Bogovinës në Zvicër.

Me respekt,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.