Urime Festa e Kurban Bajramit

Shoqata AVFI Bogovinë, në Zvicër, të gjithë anëtarëve dhe besimtarëve myslimanë ju uron festën e Fitër Bajramit. Qofshi gjithmonë në Paqe dhe Lumturi. Paqja, Harmonia, Lumturia dhe Begatia qofshin gjithmonë me ju.

Fitër Bajrami është festa që pason muajin e shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët kanë agjëruar nga lindja deri në perëndim të diellit.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut ju shpreh nderimet e saja edhe ka nderin të ju informojë se ambasada prej 01. Janar 2023 do të fillojë të pranojë palë me termine që do të caktohen paraprakisht në telefonin e ambasadës (në formatin PDF):

Telefon 1:
+41 31 352 00 02

Telefon 2:
+41 31 352 00 16

ose adresën elektronike:
bern@mfa.gov.mk

Adresa:
Kirchenfeldstrasse 30, 3005 Bern

Informata të ndryshme në lidhje me kërkesat që parashtrohen me shpesh në Ambasadë nga shtetasit tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër:

1) Kërkesë për Certifikatë të lindjes (Shkarko PDF Dokument)
2) Kërkesë për fletudhëtim për të rritur (Shkarko PDF Doukment)
3) Kërkesë për fletudhëtim për fëmijë (Shkarko PDF Dokument)
4) Deklaratë për rast humbje,vjedhje apo dëmtimi të pasaportës (Shkarko PDF Dokument)
5) Kërkesë për dhënie të pasaportës për fëmijë (Shkarko PDF Dokument)
6) Kërkesë për dhënie të pasaportës për të rritur (Shkarko PDF Dokument)
7) Lutje (Shkarko PDF Dokument)

* Dokumentet e nevojshme (Shkarko PDF Dokument)

Ambasada gjithashtu informon se në faqen në Facebook (https://www.facebook.com/EmbassyOfTheRepublicOfNorthMacedoniaInSwitzerland) që posedon rregullisht publikon informata në lidhje me shërbimet që i jep.

4 vjet bashkëpunim me VEPRA

Sot më 9 gusht 2021, po bëhen 4 vjet që nga nënshkrimi i “marrëveshjes për bashkëpunim” me Shoqatën VEPRA Bogovinë.

Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare kemi arritur që bashkërisht të realizojmë 11 projekte të fushës së kulturës, humanitetit dhe infrastrukturës. Si projekte më të spikatura veçojmë:

  1. Projekti humanitar “Dru për ngrohje” me ç’rast i kemi furnizuar 38 familje nevojtare me dru për dimër; dhe
  2. Projekti humanitar “Ngrohtësi për të gjithë”, me ç’rast 74 fëmijë janë furnizuar me veshëmbathje elementare, si pantallona, fanellë, këpucë, pallto, etj.
Bashkëpunimi ynë është themeluar nga qytetarët e Bogovinës dhe mërgata e saj dhe është ndërtuar mbi bazën interesit të përbashkët për Bogovinën.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, donatorët, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë kontribuesit tjerë për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Vepro që të lësh gjurmën tënde!
Ec ngado, por Bogovinën mos e harro!

Postkonto

IBAN:
CH19 0900 0000 6161 7358 3

Postkontonummer:
61-617358-3

BIC:
POFICHBEXXX

Adresse

Albanischer Verein für
Förderung & Integration (AVFI)
8000 Zürich

Organizata Partnere

(C) Copyright 2016-2023. Albanischer Verein für Förderung & Integration. Alle Rechte vorbehalten.